Kandidati për president Blerim Reka bashkë me kreun e Besës Bilall Kasami dhe kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kandidati i pavarur për President mbajtën tubimin e radhës në Dibër.
Kasami theksoi se kandidatura e profesor Rekës është më serioze dhe se ja vlen që të votohet për president të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut, shkruan portali Topalnews.
“Blerim Reka dallon nga dy kundërkandidatët e tjerë dhe jemi krenar që përkrahim atë për president. Besoj fuqishëm se profesor Reka do ta fitoj këtë garë sepse pas tij qëndrojnë shqiptarët”, u shprehë Kasami.










