Bilall Kasami heq dorë nga mandati i deputetit

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka hequr dorë nga mandati i deputetit ku kërkoi nga Kuvendi i RMV-së që mos t’i verifikohet mandati i deputetit.

Kasami, që është edhe kryetar i Komunës së të Tetovës, siç duket do të vazhdojë ta mbajë këtë post.

“Unë, Bilall Kasami si kandidat i zgjedhur për deputet në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore në zgjedhjet parlamentare 2024, me ndërgjegje të pastër dhe arsye të shëndoshë, të pa detyruar nga askush, nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale, deklaroj se heq dorë nga mandati i deputetit dhe të kërkoj të mos më verifikohet mandati nga ana e Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kërkesën e Kasamit të nënshkruar më 23 maj të vitit 2024.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu