Bilall Kasami: Ja si do ta bëjmë përmes “Ridefinimit” Maqedoninë të pranueshme edhe për shqiptarët

“Ridefinimi është parandalimi i shkatërrimit të sistemit arsimor, ndalimi i kuadrove partiak. Ridefinimi është funckionalzim i sistemit të drejtësisë, ndalim i rasteve të montuara. Ridefinim do të thotë krijim i para kushteve për të rinjtë dhe parandalimi i boshatisjes së Maqedonisë kryesisht nga rinia shqiptare. Ridefinim do të thotë ta definosh qartë interesin shqiptar, ta definosh këtë shtet karikaturë që shenjë njohëse i ka karikaturat e Gruevskit. Ridefinim është mundësia e fundit për një Maqedoni me të ardhme që krijon parakushte të barabarta për popullin e saj. Ridefinimi është mundësia e fundit që shqiptarët ta marrin në dorë fatin e tyre. Ridefinimi definon dhe shperfaq edhe politikanët e korruptuar, të shantazhuar të diplomuar në univetsitetet partiake e që bllokojnë punën e Prokurorisë Speciale. Ridefinimi është e vetmja mundësi për ta ndalur këtë te keqe. Kundër Ridefinimit janë çifti VMRO-BDI dhe satelitët e tyre andej e këndej, sepse me Ridefinim ata definohen si kriminelë dhe të burgosur. Ridefinimi është opsioni i vetëm për këtë shtet. Në të kundërtën e ardhmja e tij nuk parashikohet
Gruevski e Zaevi patjetër do ta pranojnë Ridefinimin, jo vetëm sepse alternativa tjetër është e kobshme për Maqedoninë, por edhe për shkak se në tavolinë përballë vetes nuk do të kenë politikanë si këta shqiptarët e pushtetit që, kur flasin me maqedonasit, e bëjnë hesapin se “nëse nuk i pranoj kushtet e Mijallkovit sa vite burg i kam të garantuara”, ka theksuar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në Click Plus.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu