Bilall Kasami, lideri i ri i tetovarëve

Tetova dhe rrethina është rajoni me më shumë votues shqiptarë dhe që prej pavarësisë së Maqedonisë ka luajtur një rol vendimtar për proceset politike në Maqedoni.

Nuk ka qenë e rastësishme që çdo subjekt politik ka tentuar që të ketë një shtrirje të mirë në Tetovë dhe rrethinë. Dhe ata subjekte politike që nuk e kan pasur këtë, realisht e kan pasur vështirë të mbijetojnë në skenën politike.

Në fillim ishte PPD-ja që nëpërpmjet Nevzat Halilit (Poroj) dhe Abdurahman Alitit (Zhelinë) gati se 11 vite dominuan skenën politike shqiptare në Maqedoni.

Edhe PDSH-ja me Arbër Xhaferin prej vitit 1994 dhe me Menduh Thaçin prej vitit 2007 tërë forcën politike e përqëndroi në Tetovë dhe rrethinë.

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit 2016, treguan se tash më tetovarët kanë vendos që lideri i ri i tyre të jetë Bilall Kasami nga Lëvizja Besa. Edhe pse për herë të parë mori pjesë në zgjedhje, koalicioni “Rilindje me Besë” që u udhëhoq nga Kasami arritit që të fitoj 19.676 vota në Tetovë dhe rrethinë që është për vetëm 1.945 vota më pak se BDI-ja e Ali Ahmetit që është në skenën politike tash më 15 vite dhe e cila fitoi vetëm 21.621 vota.

Kurse PDSH-ja e Menduh Thaçit që tërë forcën e saj e përqëndroi në Tetovë, arriti të fitoj vetëm 12.658 vota.

Se si do jetë rruga politike e Bilall Kasamit veçanarisht do shihet nga rezultatet e zgjedhjeve lokale të marësit të vitit 2017. Rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit 2016 treguan se Lëvizja Besa – respektivisht koalicioni Rilindje me Besë fitoi në Komunën e Zhelinës dhe në Komunën e Bërvenicës, kurse në Komunën e Tetovës, Bogovovinës dhe Tearcës ky koalicion radhitej e dyta me një dallim të vogël votash në raport me BDI-në./tetova1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu