Bilall Kasami përjashton Kastriot Rexhepin nga Lëvizja BESA

Bilall Kasami kryetari i Lëvizjes BESA me një postim në rrjetin social Facebook, njoftoi opinionin për përjashtimin nga partia të deputetit Kastriot Rexhepi, transmeton InfoShqip.

Në postimin e tij Kasami e përjashton Rexhepin nga të gjitha pozicionet partiake duke u bazuar në norma statutore dhe në nenin 14 të Lëvizjes BESA.

Në vazhdim postimi i plotë i Kasamit:

“NJOFTIM PËR OPINIONIN
Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – përfundoi Kasami./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu