Bilall Kasami prezanton prurjet e reja në Lëvizjen BESA

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka prezentuar prurjet e reja në LB. Remzije dhe Mensur Hyseni janë dy personalitete që së fundi i’u bashkuan Kalasë së Shpresës dhe Dinjitetit.

“Sporti është shtyllë e domosdoshme që rinia të jetë e fuqishme dhe më e shëndoshë, andaj ne po përkrahim dhe angazhojmë profesionist të kësaj sfere”, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Në vendin tonë, u shpreh Remzie Hyseni, cdo sektor i sportit shënon rënie sepse sportistët nuk mbështeten, nuk motivohen, por dëshpërohen.

“Me këtë fenomen përballemi cdo ditë gjatë aktiviteteve sportive, por nuk u dorzuam. Prandaj sot i bashkangjitemi Lëvizjes BESA dhe Lidhjes Europiane për Ndryshim sepse gjithmonë e kanë pasur derën hapur për persona të sukseshëm”, tha Remzije Hyseni.

Ajo më tej shtoi se do punojnë me të gjithë kapacitetin që rinia jonë të jetë sa më e shëndoshë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu