Bilall Kasami u shkarkua nga posti i kryetarit të BESA-s (VIDEO)

Lideri i deritashëm i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami edhe zyrtarisht është shkarkuar nga posti i liderit të partisë së Lëvizjes Besa, raporton Portalb.mk.

“64 anëtarët e Këshillit Qendor të BESA-s dhe deputetët e kësaj partia ku u diskutua edhe për përgjegjësinë e liderit të BESA-s për zgjedhjet lokale dhe shkelja e statusit të partisë. Në mënyrë unanime vendosëm që ta shkarkojmë liderin e partisë, Bilall Kasami”, tha Orhan Irbrahimi.

BESA do të vazhdojë të jetë edhe më tej ajo çfarë ka qenë duke vazhduar rrugën dhe misionin e saj, që lidhet me ridefinimin.

Si ushtrues detyre i kryetarit të partisë u zgjodh Nexhmedin Karemani.

Nëse Bilall Kasami nuk e pranon vendimin, nga atje nuk sqaruan më shumë dhe thonë se për informata shtesë do të njoftojnë me kohë.

Orhan Ibrahimi gjithashtu bëri me dije “se brenda partisë së BESA-s ekzistojnë struktura paralele” për të cilat edhe opinioni qe dëshmitarë.

Paraprakish, nga e-maili zyrtar i Lëvizjes BESA arriti kumtesë, ku u tha se në Këshillin Qendror të BESA-s që u mbajt në Tetovë është vendosur që Bilall Kasami të mbetet lider i partisë deri në Kongresin e partisë që do të mbahet më 24 shkurt të 2018-s.

“Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa e mbajtur në Tetovë u sollën këto vendime: Vendim për mbajtjen e Kongresit të Parë të Lëvizjes Besa më 24.02.2018, Zgjedhja e Komisionit për Organizimin e Kongresit dhe deri në mbajtjen e kongresit të parë të partisë, me partinë do vazhdojë të udhëheqë kryetari Bilall Kasami”, u tha në njoftimin paraprak të BESA-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu