Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)

Pamje nga shpërthimet e regjistruara këtë të martë pranë hotelit ku po qëndron presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Siri janë publikuar në mediat sociale.

Shpërthimet u shkaktuan nga pajisje shpërthyese që ishin vendosur në zonë. Autoritetet bllokuan menjëherë rrugët përreth vendit dhe u zbatuan masa të shtuara sigurie.

Siç shihet edhe nga pamjet, duket moment i shpërthimit i cili raportohet së ka ndodhur në Damask. Video të tjers tregojnë nga distance tym të zi teksa në një regjistrim tjetër duken një makinë në flakë.

Dëshmitarët okularë panë tym që ngrihej nga zona e hotelit ku Macron kaloi natën në Damask qendror dhe nga ku ai ishte nisur më parë për në pallatin presidencial ku po zhvillon bisedime me presidentin sirian.

Sipas Elizesë, presidenti francez nuk i dëgjoi shpërthimet ndërsa ishte në rrugën e tij për t’u takuar me Ahmed al-Sarrah. Presidenti francez mbërriti në kryeqytetin sirian të hënën, ku u prit në aeroport nga Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shibani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu