“Bisedova me Vuçiç dhe Kovaçevskin për samitin e BE-së”, Rama: Duket se do dëgjojmë një tjetër “Jo”, çfarë duhet bërë atje?

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me samitin që do të mbahet në Bruksel më 23 qershor. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se ka biseduar me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund!

I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”- tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu