“Bishat” amerikane në Durrës, mbërrijnë qindra mjete të tjera ushtarake (VIDEO)

Në portin e Durrësit kanë mbërritur qindra mjete të tjera luftarake nga SHBA, në kuadër të stërvitjes së madhe ushtarake “Defender Europe 21”.

Pamjet janë publikuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shprehet se vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane.

Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër te NATO, Defender Europe 21,” shkruan ministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu