Bislimi: Vuçiq thotë në Bruksel se e kupton që duhet ta njohë Kosovën, por i duhet kohë

Kryenegociatori i ekipit të Prishtinës për negociatat me Beogradin, Besnik Bislimi, ka thënë se presidenti i Serbisë në takimet private në Bruksel thotë se e kupton që duhet ta njohë Kosovën, por se për këtë duhet më shumë kohë, transmeton InfoShqip.

E para janë negociatat, pra ajo që filloi në takimin mes Aljbin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit, ku, siç thotë ai, flitet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve.

Procesi i dytë paraqet punën për normalizimin e situatës energjetike në katër komuna në veri të Kosovës, por edhe, siç shton ai, zëvendësimin e “targave të paligjshme me ato legale”.

Procesi i tretë paralel është iniciativa franko-gjermane që është nisur në Prishtinë dhe Beograd dhe e cila, siç thotë Bisljimi, po përpiqet të gjejë një “zgjidhje të përkohshme para zgjidhjes përfundimtare me njohje reciproke”.

Lidhur me këtë propozim, Bisljimi thotë se numri i personave që kanë qasje në informacion është “shumë i kufizuar”.

Bislimi pohon se dialogu po zgjat shumë dhe se “sa më shpejt ta përmbyllim këtë proces, aq më i madh do të jetë përfitimi për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”.

Z. Vuçiq në takime private para zyrtarëve në Bruksel thotë se e kupton që duhet ta njohë Kosovën, por duhet të përgatitet terreni në Serbi, duhet kohë dhe pastaj në publik thotë se nuk do ta njohë kurrë. “, pohon Bislimi.

Ai pohon se Kosova është “tashmë e demokratizuar”, ka “rritje ekonomike më të madhe ndonjëherë”, progres në sundimin e ligjit.

“Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Serbinë. Prandaj, nëse njohjen reciproke e shohim peng, atëherë Serbia është më shumë peng se Kosova peng i kësaj njohjeje reciproke”, tha Bislimi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu