Një pjesë e biznesmenëve të cilët i ka shantazhuar Boki 13 me qëllim që t’u zhvatë para i janë ankuar edhe kryeministrit Zoran Zaev. Është njoftuar se janë në shënjestër të shantazhimit, ndërsa rastin e kanë lajmëruar në Prokurori.
Po, për këtë punë më janë drejtuar biznesmenë të cilët nuk janë nga Shkupi, se kanë qenë të shantazhuar dhe gjithsesi dihet se siç vepron secili qytetar, ashtu vepron edhe kryeministri, e ka lajmëruar këtë”. – tha Zoran Zaev, kryeministër
Katica Janeva nuk ka kërkuar ndihmë nga kryeministri Zoran Zaev në rastin “Reket”. Njeriu i parë i Qeverisë mohoi sot se Janeva e ka kërkuar të hënën përmes telefonit, para se Prokuroria për krim të organizuar t’ia marrë telefonin për të vërtetuar nëse ka komunikuar me të dyshuarin e parë Boki 13 gjatë zhvatjes së 1,5 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev.
Unë mund të them për veten, se nuk jam dëgjuar me Katica Janevën dhe kjo nuk është e vërtetë nëse me funksionarë të lartë qeveritar mendohet për mua”. – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër
Nëse në zbulimin e shantazhit të Boki 13 është i përzier ndonjë shtet i huaj, Zaevi bëri të ditur se përgjigje duhet të japë Prokuroria.
Do t’i lajmëroheni biznesmenit që t’ju tregojë, prej nga ta di unë, Bullgaria është mike e jona. Bullgaria është mike e madhe e cila lufton për proceset tona integruese, këtë e dëshmon Borisovi dhe shteti bullgar dhe të spekuloj tani me atë se një shtet i huaj është i përfshirë në veprime kriminale ose kuazi-kriminale që ndodhin këtu, këtë nuk do t’ia lejoj vetes”. – theksoi Zoran Zaev, kryeministër
Zaevi sërish kërkoi, Prokuroria për krim të organizuar të njoftojë nëse Katica Janeva vetëm është shfrytëzuar në rastin “Reket” ose ka qenë pjesë e skemës së Boki 13 dhe të dyshuarit të dytë Zoran Milevski – Kiçeec? Përfaqësuesit e gjyqësorit megjithatë janë të përmbajtur rreth zhvillimeve të fundit dhe rreth përfshirjes eventuale të Janevës në skemat e zhvatjes.
T’ju them sinqerisht edhe unë jam i befasuar nga ajo që ndodhi në PSP. Të presim ekspertizën që të nxirren dëshmi, të vërtetohen faktet dhe të zbatohet hetim, e më pas të shohim se kush është përgjegjës”. – deklaroi Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit gjyqësor
Dje ekipi i PSP-së u distancua nga Katica Janeva dhe dërgoi porosi se veprimet e individëve nuk duhet të ndikojnë në këtë institucion. Janeva paraprakisht dha dorëheqje dhe prej atëherë nuk shkon më në punë. Tërheqja e saj ndodhi në ditën e njëjtë me hetimin “Reket” dhe arrestimin e Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec, të dyshuar se kanë zhvatur 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev. I kanë premtuar se do të intervenojnë te prokurori publik që të ndalet hetimi për rastin “Perandoria” kundër tij. Ky është rast të cilin e udhëheq pikërisht PSP-ja. Sipas Prokurorisë, Kamçevi ua ka dhënë paratë, ndërsa si dëshmi ekzistojnë audio dhe video-regjistrime.
Video:










