Tregtari i grabitur dhe dhunuar mbrëmjen e kaluar nga 3 persona ende të paidentifikuar në lagjen numër 1 të qytetit të Kavajës ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar.
Biznesmeni i tregtimit të peshkut, Adem Kola tha se tre persona të veshur me rroba policie dhe maska i kanë hyrë në shtëpi duke i grabitur 20 milionë lekë të vjetra dhe 5 mijë euro, raporton “BalkanWeb”.
“Erdhën tre persona, mos luaj mos luaj më thanë. Unë s’kam armë, kam qenë sekretar partie për 30 vjet. Më kapën dhe më lidhën. Ata ishin të maskuar dhe me rroba policie. Ishte ora rreth 4:00 mëngjesit. Ata hyrën nga penxherja dhe erdhën nga shkallët. Mos luaj se do të vrasim më thanë. Më qëlluan në kokë. Duam lekët më thanë… Më morën 20 milionë lekë dhe 5 mijë euro”, ka thënë ai.










