Kandidati për president Blerim Reka nga tubimi në Kumanovë ka përshëndetur gjithë ata që po përkrahin kandidaturën e tij për president.
Në Kumanovë vijmë nga Struga, si dy qendra që kanë pozitat gjeostrategjike. Në mandatin tim do të angazhohem për fuqizimin e këtyre dy vendbanimeve që kanë si porta dy korridoreve të rëndësishme. Mirëpo kur erdha sot në Kumanovë isha pak i zhgënjyer, sepse pash rrugë të boshatisura, dyqane të boshatisura, me dyqane që kërkojnë punëtorë. Ky janë kumanovarët a kanë ikur gjithë, po, e kjo është është trishtuese për ne”, theksoi profesor Reka. Ai shprehu shqetësim për skenarin e zbrazjes të vendit, përmes një eksodi që po ndodhë.
Sipas tij, parashikimet janë që deri në vitin 2035 do të zbrazen edhe 23 për qind të popullsisë, duke qenë një shtet i zbrazët. Ai tha se politikat e deritanishme nuk kanë bërë aq shumë.
“Një prej prioriteteve të mija do të jenë si ta bëjmë këtë shtet negociator me BE-në. Një situatë dhe fotografi e deritanishme vështirë do të bëj që Maqedonia e Veriut tanimë të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.
Do të mundohem që ta lirojë shtetin nga gjendja e shtetit të kapur, që mos të përfundojë në shtet të zbrazët. “Unë konsideroj se pa reforma rrënjësore, vështirë është ta realizojmë konceptin e republikës shumëetnike, ku ne trajtohemi vetëm 20%. Si mund të jetë një republikë shumëetnike ku ju paguani tatim 100 % dhe merrni të drejta 20%. Republika shumëetnike është kur të gjithë janë të barabartë, duke pasur të qasshme të gjitha funksionet e shtetit, përfshirë edhe presidentit”, theksoi Blerim Reka. Më tepër ndiqni video materialin. (INA)
Drejtpërdrejt nga Kumanova
Posted by Blerim Reka on Sunday, April 7, 2019










