Kandidati për president, prof. Blerim Reka sonte vazhdoi fushatën e tij në komunën e Sarajit, ku u takua me mijëra qytetarë. Gjatë takimit, kandidati presidencial, prof. Reka është shoqëruar edhe nga lideri i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela si dhe nga kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Në fjalimin e tij Reka targëtoi rëndësinë e votës e jo diktatit nga partitë e tjera.
“Kjo prani e juaja dëshmon se ju nuk do të votoni sipas diktatit. Sot për herë të parë partitë shqiptare në pushtet e kundërshtojnë kandidatin shqiptar. Jemi të ngopur me premtime boshe dhe kjo është arsyeja se përse qytetarët tanë e lëshojnë vendin. Programi im është kundër zbrazjes së vendit. Votat e juaja nuk do të lejojnë zbrazjen e vendit. Sot Maqedonia ka vetëm 1 shqiptar ambasador, njësia e “Ujqërve”- asnjë, kështu nuk hyhet në Evropë. Disa po mshefen nga përgjegjësia duke dëshiruar të shuajnë prokurorinë speciale, për t’i ikur dënimit. Sot nuk mund të pranojmë denigrimin”, theksoi prof. Blerim Reka. (INA)










