Bllaca porosit Ahmetin: Shtabin hape në Elez Han, këtu s’kemi shkollë

Në prag të fushatës parazgjedhore shumë vendbanime kanë filluar që me ironi ti hakmerren partisë shqiptare në Qeveri për premtimet pambajtura. Bllaca është një ndër fshatrat e harruar nga Qeveria dhe pa objekt për shkollë. 40 nxënës te këtij fshati udhëtojnë me kilometra për të shkuar në shkollën më të afërt në Elez Han të Kosovës. Andaj banorët e Bllacës me dozë ironie kanë porositur kreun e BDI-së Ali Ahmeti që pas hapjes së shtabeve nëpër shkolla të disa fshatrave, që shtabin për fshatin Bllacë ta hap në Elez Han të Kosovës. “Fëmijët tonë mësojnë në Elez Han. E pasi shtabet kanë filluar ti hapin nëpër shkolla, ne s’kemi shkollë andaj shtabin le ta hapin në Elez Han”, porosisin banorët e Bllacës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu