Lideri i OBRM-PP, Ljubço Georgievski, lideri i “Të bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkovski dhe Dinjiteti i Stojançe Angellov, janë marrë vesh për barëtsit e listave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Jozyrtarisht sipas “Fokus”, në njësinë zgjedhore numër 1 bartës do të jetë Den Donçev, i cili do të jetë edhe shef i shtabit zgjedhorë.
Në njësinë zgjedhore numër 2 bartës do të jetë Ljupço Balkovski, njësinë zgjedhore numër 3 Stojançe Angellov, njësinë zgjedhore numër 4 Ljupço Georgievski, ndërsa njësinë zgjedhore numër 6 do t’a udhëheq përfaqësuesi i “Dinjitetit”.
Përndryshe, kjo renditje përkon më shumë me informacionet e mëparshme të bllokut të djathtë, para ndarjes në dy pjesë, dmth Dinjiteti në njërën anë dhe Koalicioni për Ndryshim dhe Drejtësi nga ana tjetër./Telegrafi/