Vrasësi i vogëlushit të pafajshëm Almir Aliu sot u lirua nga burgu, prokuroria e kualifikoi lëndën e tij si një aksident komunikacioni duke bërë të mundur lirimin e kriminelit Boban Iliq, shkruan InfoShqip.
Për të mos mjaftuar me dhimbjen e thellë që Iliq i shkaktoi familjes Aliu me marrjen e jetës së djalit të tyre, ai gjatë lirimit nga burgu ka fyer në mënyrën më të ulët njerëzore familjarët duke u drejtuar atyre gishtin e mesit.
Televizioni shqiptar 21 gjatë daljes së tij nga burgu i është afruar duke i parashtruar pyetje por maqedonasi Iliq ndjehet i papenduar për krimin e tij, madje ai ofendon dhe kërcënon gazetarët e televizionit.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni pamjet e ngjarjes në fjalë./InfoShqip.com










