Boksieri i ri që po shokon rivalët e tij, 15 fitore në raund të parë në 15 meçe

Kur bëhet fjalë për rekorde të boksit, vështirë se dikush mund të arrijë rezultatet dominuese sikur Edgar Berlanga. 23-vjeçari nga Puerto Rico të shtunën ka fituar edhe një meç në raundin e parë. Ai mposhti Lanell Bellows. Ky ishte meçi i 15-të rresht që ai e fiton me nokaut në raundin e parë.

Askush s’ka arritur që të ketë rezultate të tilla në serinë 15-0 sikur Berlanga, në kategorinë e peshave të mesme. Berlanga asnjëherë s’ka arritur të përjetojë një raund të dytë, pasi sipas tij “ai është një bishë”. Me serinë që po vazhdon, ai u është afruar luftërave për tituj të mëdhenj.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu