Boksieri shqiptar: Nuk e di nëse e kalova koronavirusin, kam 13 ditë me temperaturë

Boksieri i njohur, Florian Marku thotë se mund të ketë kaluar Koronavirusin. Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare, Marku tha se ka qenë 13 ditë me temperature, shenja të virusit COVID-19.

Postimi i Markut në Facebook:

Nuk e di nëse e kalova koronavirusin apo jo , Por kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur. Tani ndjehem shumë më mirë dhe kam filluar stërvitjen në shtëpi. Asgjë nuk është e pamundur kur ka vullnet dhe dëshirë .

Ju përshëndes të gjithëve duke ju uruar shëndet dhe qëndroni në shtëpi, kujdesuni për veten, por edhe për familjarët tuaj.

Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, për të mirën e secilit nga ne. Bëni durim, ky virus do të marrë fund atëherë kur të gjithë të sensibilizohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi, në këtë mënyrë nuk infektohemi, dhe nuk infektojmë të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu