“Bomba” e ditës, Liverpooli e synon Neymarin

Liverpool ka shfaqur interes për yllin e Paris Sait Germain Neymar. Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë në vitin 2017 kur u transferua në PSG për 199 milionë euro por tani nuk është i lumtur.

Sipas “Le Parisien” shumë klube janë duke konsideruar mundësinë për të transferuar kapitenin e Brazilit në fund të sezonit. Liverpool i është bashkuar kësaj gare se bashku me rivalët Chelsea dhe Manchester City. Disa spekulime thonë që trajneri Jurgen Klopp ka kontaktuar agjentin e lojtarit për një transferim të tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu