“Bombat” skanë të ndalur edhe në Shqipëri: “Je kënaq me Ramën” (VIDEO)

Ashtu siç paralajmëroi gazetari Piter Tide, prestigjiozja gjermane “Bild” ka publikuar përgjime të reja mes Astrit Avdylajt, kreut të grupit të Shijakut dhe kryebashkiakut aktual të Durrësit, Vangjush Dako.

Nga përgjimet tregohet afërsia mes tyre, madje në një moment Avdylaj e pyet Dakon se si ia kishte kaluar në takimin që kishte pasur me kryeministrin e vendit Edi Rama.

“Në këtë përgjim, është Astrit Avdylaj ai që e telefonon Dakon dhe e pyet për Takimin me Ramën. Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të ‘mbaruar’ një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon agjendën,” shkruan Bild.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu