Bonucci: Juve ka luajtur për Ronaldon, skuadra duhet ta kthejë shpirtin që e kishte para ardhjes së tij

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, thotë se Juventusi duhet ta rikthejë shpirtin që e ka pasur skuadra para transferimit të Cristiano Ronaldos.

Në një intervistë për Amazon Prime Italy, futbollisti italian ka folur para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Zenit St. Petersburgut.

Mes tjerash, ai është pyetur lidhur me vendimin e CR7 për t’u larguar nga Allianz Stadium këtë verë.

Ronaldo bëri një zgjedhje që ne e respektojmë. Vitin e kaluar skuadra luante për të, tash ekipi duhet ta rigjejë atë shpirtin e Juves që ka qenë para ardhjes së tij”, është shprehur Bonucci.

Tutje, ai ka thënë se para dhjetë vitesh ka mundur t’i bashkohej Zenitit, mirëpo vendosi ta dëgjonte ‘krenarinë’ dhe të qëndronte te Juventusi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu