“Bora deri në fyt”, kapet mat gazetari duke ekzagjëruar lajmin (FOTO)

Edhe pse nuk nuk ndodhin shpesh, bota ka plotë histori ku gazetarët e ekzagjërojnë me lajmet. Kohë më parë në Amerikë u bë virale një video, teksa një gazetar raportonte live ku thoshte se era po e luante vendit, ndërsa pak më tutje një qytetar ecte krejt normalisht.

Kjo histori është përsëritur me një reporter lajmesh në Japoni, i cili u kap duke ekzagjeruar një raport mbi reshjet e borës, por doli zbuluar kur një banor vendas postoi fotot e vërteta në rrjetet sociale.

Reporteri i NKH raportoi se thellësia e dëborës arrinte belin e tij në qytetin e Sukayu, por kishte gjetur pikën ku dëbora ishte mbledhur më shumë

“Siç mund ta shihni, kaq shumë borë është grumbulluar, saqë është aq e lartë sa beli im”, tha gazetari.

Pak më vonë, një banor vendas dëshmitar i ngjarjes ka krahasuar pamjet e ekzagjeruara të lajmeve me fotot e skenave që tregonin qytetin të mbuluar me të një sasi të vogël dëbore.

Fotot e vendasit tregonin se gazetari ishte pozicionuar qëllimisht në një grumbull bore të dendur, në një anë të rrugës. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu