Borrell paralajmëroi pasoja për Kosovën dhe Serbinë, Rama: BE s’mund të ishte më e qartë se kaq

Kryeministri Edi Rama mbështet thirrjen e BE-së për zgjedhje në reja në very të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Bashkimi Evropian ka folur qartë dhe tensionet e krijuara janë absurd.

“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më më pak evropiane”, shkruan Rama.

Më herët, përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell ka bërë me dije se do të ketë masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk do të ketë një ulje të menjëhershme të tensioneve.

BE-ja bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të reja lokale në 4 komunat në veri të Kosovës dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa të vendosura nëse Kosova dhe Serbia nuk i zbutin menjëherë tensionet”, shkruan Borrell.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu