Bosch: Presioni i Stanos që Kosova ta ndryshojë Kushtetutën për AKS-në, njëanshmëri ekstreme

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch përmes një postimi, ka kritikuar Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), derisa ka shkruar se po ushtron presion mbi Kosovën për Asociacionin.

Përsëri Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm – EEAS përmes zëdhënësit Stano ushtron presion mbi Kosovën që të zbatojë AKS-në dhe nëse është jokushtetues, kërkon që Kosova të ndryshojë kushtetutën. Njëanshmëria ekstreme është e qartë”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, Serbia jo vetëm që nuk e ka ndryshuar kurrë kushtetutën e saj e cila pretendon se Kosova është krahinë e saj, “e që bie ndesh me ‘të shenjtën’ rezolutën 1244 ku në anekse Kosovës i kthehet statusi i para vitit 1989, duke qenë në atë kohë një krahinë autonome e ish-Republikës Socialiste të Jugosllavisë që nuk ekziston më, por ajo gjithashtu nuk zbatoi as marrëveshje të ndryshme që i referoheshin kushtetutës së tyre”.

“Diplomat universitare është një prej tyre dhe strukturat paralele gjithashtu nuk u shfuqizuan kurrë. Ku i dëgjoj Stanon/Lajçakun për këtë! Duke folur për paanshmërinë e EEAS-it aktual”, përfundoi ambasadori Bosch.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu