Bosi i mafias fshihej në shtëpinë e tij për 5 vite, 50 policë e kërkonin. Nuk mund të besoni, ku u gjet (FOTO)

Policia italiane ka arrestuar mafiozin që iku nga spitali në vitin 2011. Ai u gjet në një dhomë të fshehur, e ndërtuar në mes të banjos dhe dhomës së djalit të tij.

Antonio Pele është në listën e më të rrezikshëv, i cili u arratis nga kriminelët e Ministrisë së Brendshme italiane, por ai sot është arrestuar nga policia në rajonin jugor të Kalabrisë.

Ai po vuante 20 vjet dënim me burg si pjesë e mafisë dhe kontrabandës së armëve dhe drogës, kur pesë vjet më parë u arratis nga një spital në Locri.

Një video policore tregon arrestimin e kreu Pele-së ku ai shihet tek hipte mbi dollap. Policia e kishte gjetur dhe ai del më pas nga dollapi, ku edhe autoritetet i vendosin prangat.

Pele gjithmonë në heshtje ishte fshehur në dhomën misterioze, deri sa u zbulua. Në dhomë kishte një dyshek, shishe uji dhe të holla, këtë e tregon edhe videoja.

Herën e parë ai u arrestua dhe u burgos ishte në vitin 2008. Pele kishte ikur tre vjet më vonë, kur ai u dërgua në spital për trajtim urgjent mjekësor.

Pele konsiderohet si kreu i klanit Pele-votar i cili ishte aktive në qytetin kalabrez të San Luka.

b1

b2

b3

b4

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu