Boston Celtics fitojnë ndeshjen e shtatë ndaj Heat dhe shkojnë në finalen e madhe të NBA

Ka përfunduar edhe finalja e Konferencës së Lindjes në NBA pas shtatë super përballjeve mes Miami Heat dhe Boston Celtcs. Kanë qenë Celtics që kanë triumfuar në ndeshjen e shtatë për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3 pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.

Në duelin e shtatë mes tyre të zhvilluar në FTX Arena të Miamit, Celtics kanë triumfuar me gjashtë pikë epërsi 100:96. Që nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes Celtics kishin epërsinë dhe e menaxhuan mjaftë mirë atë duke mos iu rrezikuar në asnjë moment fitorja.

Jayson Tatum ishte shënuesi më i mirë në këtë përballje për Celtics me 26 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë shumë të mirë tek fituesi u dalluan edhe Jaylen Brown me 24 pikë dhe Marcus Smart me 20 të tjera. Tek skuadra vendase më efikasi ishte Jimmy Butler me 35 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. Në finalen e madhe të NBA-së, Celtics do të përballen me Golden State Warriors.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu