Bruto Prodhimi Vendor në Maqedoni në tremujorin e dytë nga viti 2016 është rritur për 2,2 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje më të madhe është vërejtur në sektorët Ndërtimtari prej 31.0%, Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike, Veprimtaritë administrative dhe të shërbimit ndihmës prej 11.5% dhe veprimtaritë financiare dhe veprimtaritë e sigurimit prej 4.9 për qind.
Konsumi përfundimtar i amvisërive i përfshirë institucionet jofitimprurëse të cilat u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e dytë nga viti 2016, në mënyrë nominale është rritur për 1.3%, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e bruto prodhimit vendor arrin 69.5 për qind.
Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 4.2%, ndërsa importi ka vërejtur rritje në shumë nominale prej 6.6%./zhurnal