Braktisi VV-në për t’ju bashkuar PDK-së, Bajrami: Ju tregoj shkeljet e Shpend Ahmetit

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Prishtinës, Misim Bajrami ka braktisur “Vetëvendosjen” duke iu bashkuar PDK-së.

Njoftimin ai e bëri përmes një konference për shtyp duke radhitur aty edhe problemet e Shpend Ahmetit sipas tij me drejtimin e Prishtinës.

Bajrami, gjatë aderimit ka thënë se këtë vendim e ka marrë në marrëveshje me anëtarët e tjerë të pikës së Vetëvendosjes në Hajvali, e cila është shumë e pakënaqur me qeverisjen e Shpend Ahmetit.

“Pakënaqësia e banorëve të Hajvalisë me qasjen e Vetëvendosjes në Prishtinë dhe skandalet e tyre, të cilat kanë shpërthyer këto javë, më kanë bërë që të reflektojë dhe t’i bashkohem PDK-së, e cila është opozitë në Prishtinë. Unë si asamblist dhe si pjesë e deritashme e Vetëvendosjes turpërohem me punësimet partiake të militantëve të dhunshëm të tyre në Ndërmarrjet Publike, me aferat korruptive në sektorin e ndërtimeve, me degradimin e arsimit dhe me injorimin e vazhdueshëm të kuadrove nga Prishtina. Pra, ndjehem i tepërt të vazhdojë të qëndrojë më tutje si pjesë e një partie, e cila me taksat e qytetarëve të Prishtinës financon aktivitetet e kundërligjshme të grupeve të dhunshme të tyre”, ka thënë tashmë ish-asamblisti i VV’së në Prishtinë.

I aderuari në PDK u shpreh i dëshpëruar, sepse, siç tha ai, bashkë me shumë të tjerë ishte angazhuar në VV duke besuar në ndryshim, por jo në një ndryshim për jetën dhe luksin e shefave të Lëvizjes Vetëvendosje, por në një ndryshim shoqëror të përgjithshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu