Brenda apartamentit 20 milionë dollarësh të Fatmir Hysenbelliut (VIDEO)

Jeta luksoze, veshjet e markave të shtrenjta, udhëtimet e shumta e pushimet përrallore të Fatmir Hysenbelliut kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale, ku biznesmeni tregon pothuajse gjithçka nga jeta e tij.

Së fundmi, ai është shpërngulur të jetojë në shtëpinë e tij të re, e cila ndodhet në katin e fundit të një pallati në qytetin e Tiranës.

Prej shtëpisë së tij mund të shihet qartë i gjithë qyteti, mirëpo ky nuk është i vetmi detaj i këndshëm i shtëpisë.

Shtëpia e tij përfshin një palestër, një kinema private dhe një pishinë.

Gjithashtu, ai ka një dhomë të veçantë për garderobën e tij, si dhe një fushë kalçetoje.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu