Brenda gardërobës gjigante të Elita Rudit, moderatorja bën gjestin e bukur

Moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi, edhe pse nënë e dy fëmijëve të vegjël, gjen ndonjëherë kohë për veten dhe fansat e saj të shumtë.

Ditën e sotme, ajo ka zbuluar përmes postimeve në “Instastory” se ka vendosur që të sistemojë gardërobën e saj. Vihet re se dollapi i saj është aq i madh, sa duket se do humbasësh në të.

E teksa po vendos rregull në gardërobën e saj, një ndjekësi i ka sugjeruar asaj që rrobat mos t‘i hedhë, por t’ua falë personave që kanë nevojë. E mesa duket kështu kishte menduar edhe vetë Elita.

Rrobat te krevati që po shihen, të gjitha i kam ndarë për personat që unë i njoh që kanë nevojë për të ju dhuruar”, i përgjigjet publikisht moderatorja, ndjekëses së saj.

Më pas Elita u bën thirrje të gjitha nënave që kanë nevojë për xhinse të shtatzënisë, t’i shkruajnë në DM.

“Nëna e cila ka me të vërtetë nevojë për xhinse dhe hellanke të shtatzënisë ju lutem të më kontaktojnë në DM”, ka shkruar bukuroshja brune.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu