Brenda jahtit luksoz të dizajnuar enkas për femrat e pasura (FOTO)

Jemi mësuar të shohim jahte të ndryshme luksoze, por dizajnerja Lidia Bersani ka krijuar konceptin e një jahti dedikuar enkas për femrat e pasura të cilat kanë dëshirë të bëjnë jetë luksi.

Në fotografitë e postuara në internet mund të shihet se si brenda kësaj anije nuk mungon asgjë, pasi nuk është kursyer as edhe një cent, transmeton Telegrafi.

Brenda saj mobilet dhe gjësendet e ndryshme janë të lara në ar, derisa tualetet, pishinat, kinemaja private, pubi dhe klubi i natës janë aq mirë të dizajnuar, sa që në shikim të parë duket si një anije nga ëndrrat.

Në këtë jaht të veçantë të gjatë 80 metra nuk mungojnë llambadarët e kristaltë, shatërvanët e florinjtë dhe dhomat e mobiluara me shije e klas me fildish.

Kuzhina me tavolinën gjigante për 12 persona është e punuar me finesë deri në detajin më të vogël, derisa tualetet e dekoruara me lule të freskëta e bëjnë mysafirin të ndihet sikur është futur në një amazonë ku rriten lule të rralla.

Ky apartament lundrues i ngjan më shumë një hoteli me pesë yje, dhe këtë më së miri e dëshmojnë fotografitë e postuara më poshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu