Britania i vendos sanksione presidentit bjellorus, Lukashenkos

Britania e Madhe i ka vendosur sanksione presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, si dhe shtatë zyrtarëve të tjerë pas raportimit për mashtrime zgjedhore si dhe për shkak të dhunës së ushtruar ndaj protestuesve.

Lajmin e konfirmoi Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, gjatë një vizite në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Besojmë se ka ardhur koha që të veprojmë tani”, u shpreh Raab. “Abuzimi që kemi parë kohëve të fundit në Bjellorusi duhet të paguhet, gjithashtu edhe mashtrimi i bërë në zgjedhjet presidenciale”, tha ai.

Në Bjellorusi kanë vazhduar protestat masive pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale ku doli fitues Lukashenko. Opozitarët kanë reaguar se ky rezultat ishte i manipuluar.

Raab i tha parlamentit javën e kaluar që Britania e Madhe do t’i vendosë sanksione Minskut në bashkëpunim me SHBA-në dhe Kanadanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu