Britanikët përgjuan rusët

Avionët luftarakë britanikë Typhoon përgjuan avionët ushtarakë rusë mbi Detin e Veriut, pranë hapësirës ajrore të Britanisë së Madhe, njoftoi sot forca ajrore e këtij vendi, transmeton InfoShqip.

Alarmi i reagimit emergjent (QRA) u shkaktua nga aeroplanët e Flotës Mbretërore (RAF) nga aeroporti Losimut në veri të Skocisë, raportoi BBC.

Avionët britanikë përgjuan një palë avionësh rusë TU-142, si dhe një aeroplan anti-nëndetës, dhe RAF përshkroi gjithçka si një situatë nga epoka e Luftës së Ftohtë.

Avionët rusë u zbuluan nga NATO ndërsa po kalonin nëpër zonën ajrore ku po patrullonte Aleanca Veriatlantike./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu