Brukseli diskuton për antarësimin e Maqedonisë në NATO

Janë mbajtur sot konsultimet për antarësimin e Maqedonisë në NATO, në selinë e kësaj organizate në Bruksel, ku morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Bekim Maksuti, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska-Ristova dhe delegacioni i lartë Ministrisë dhe i Armatës së Republikës së Maqedonisë.

“Sot në selinë e NATO-s në Bruksel, së bashku me sekretaren shtetërore Çupovska-Ristova dhe delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të ARM-së marrim pjesë në Konsultimet multilaterale (PARP) midis Republikës së Maqedonisë dhe Aleancës.

Në këto konsultime edhe njëherë konfirmuam se theks strategjik i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi i vendit tonë në NATO.

Me bashkëbiseduesit i kemi prekur të gjitha çështjet në lidhje me reformat dhe gjithçka që është arritur gjatë vitit të kaluar dhe të gjitha sugjerimet, gjegjësisht vërejtjet me qëllim të mirë nga ana e NATO-s në lidhje me atë si duhet të lëvizim përpara deri në anëtarësimin e plotfuqishëm në Aleancë”, tha zëvendësministri Maksuti. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu