Brukseli do të rekomandojë hapjen e bisedimeve me Maqedoninë

Bashkëpunëtorët e Radio Evropa e Lirë (REL) në Bruksel kanë pasur mbikëqyrje në dokumentin që do të publikohet më 17 prill në Strasburg dhe njoftojnë se raporti për Maqedoninë është më pozitivë në këtë pako.

KE javën a ardhshme do ta publikojë pakon për zgjerimin që vlerëson gjendjen në shtetet që synojnë t’i bashkëngjiten bllokut të aleancës.

Sipas raportit, kampion në pakon është Shqipëria, ndërsa Maqedonia do të merr rekomandim për hapjen e bisedimeve dhe vlerësime pozitive për qeverinë e re.

“KE në më shumë raste e përdor shprehjen shtete peng. Administrata publike në rajon mbetet e dobët, ndërsa pak a më shumë nuk ka progres në fushën e lirisë së të shprehurit”, qëndron në raportin.

Në raportin për Maqedoninë rekomandohet se dëmi që është bërë vite me radhë nuk mund të zgjidhet brenda natës, por Maqedonia ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe se reformat strukturore janë proces i gjatë që mund të zgjat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here