Bruno i “Për’puthen” flet për herë të parë për ndarjen nga Ana

Bruno dhe Florjana janë njëri ndër çiftet që dolën nga emisioni “Për’puthen”. Fatkeqësisht, lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe dy muaj më pas ata u ndanë. Lajmi e kishte konfirmuar vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale, ku konfirmonte ndarjen nga Ana.

Që pas deklaratës së tij ish çifti janë ndjekur me kuriozitet të madh nga ndjekësit për të zbuluar më shumë rreth arsyes së ndarjes.

Kështu një ndjekës e ka pyetur Brunon se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Anës, pasi kjo e fundit tha se s’mund të flasë për shkak të familjes së tij.

Ish-konkurrenti i Për’puthen shkruan se nuk ka folur për arsyet e ndarjes pasi ka respekt për Anën dhe zgjedhjet e tyre së bashku, më tej ai shton se është i hapur që ajo të nxjerrë prova për gjithçka “të keqe” që është folur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu