Për BDI-në më e rëndësishme është të përfundojë procedura në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. Atë e quajmë plan A, ndërsa plani B është nëse shteren mundësitë e planit A. Atëherë do të kemi zgjedhje të parakohshme, theksoi sot zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Ne konsiderojmë, potencoi, se 99 për qind e kohës, energjisë dhe fokusi ynë duhet të kahëzohen drejt planit A dhe të gjejmë mënyrë të mbledhim shumicë prej dy të tretave dhe t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese që të vazhdojmë me skriningun, të vazhdojmë me anëtarësimin në NATO dhe BE.
“Nëse shteren, ndërsa unë jam ende optimist se nuk janë shterur të gjitha mundësitë kuptohet se mund të mendojmë edhe për planin B – zgjedhje të cilat hapin më shumë paparashikime se sa që e sqarojnë gjendjen”, tha Osmani në përgjigje të pyetjes në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.










