Bullgaria reagon për djegien e flamurit bullgar në Vevçan

Ambasadori bullgar në vend Angell Angellov dërgoi notë të mprehtë verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut pas informacionit se është djegur flamuri bullgar në Karnavalin e Vevçanit.

“Me rastin e informacionit për djegien e flamurit bullgar në fshatin Vevçan në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i kërkova ambasadorit bullgar në Shkup që t’i shprehte Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mospajtimin tonë të fuqishëm me këtë akt vandalizmi. Ambasadori Angellov tashmë i ka dërguar një demarsh të mprehtë Ministrisë së Punëve të Jashtme të RMV”, shkroi Zahareva në Fejsbuk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu