Bumçi: Kurti e refuzoi me të drejt, Rama është fajtor

Ish-deputeti i partisë Demokratike, Aldo Bumçi tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri Edi Rama është fajtori për tensionin e krijuar mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

Sipas tij, Rama ka ka shpërfillur Kosovën, që është një shtet i pavarur, duke mos u kosultuar në asnjë moment me kryeministrin Kurti për nismat në emër të Kosovës.

“Është e trishtë dhe tregon një gjendje shumë të rëndë të pafalshme, ku ka arritur niveli i marrëdhënieve në një kohë që Kosova përballet me një situatë kur përballet me agresionin serb. Dhe në këtë përpjekje për të krijuar trazira në veri të Kosovës, në këtë moment delikat kjo është e pafalshme dhe përgjegjësi e plotë e Ramës. Është shumë e thjeshtë; Rama anuloi mbledhjen e 2 qeverive, s’kishte asnjë arsye ta bënte atë. E dyta, Rama nuk konsultohet me kryeministrin Kurti kur propozon një paketë për asociacionin
”, tha Bumçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu