Bushati: Serbia do e njohë Kosovën me kalimin e kohës, ndërsa Harxhi: Janë lojëra të Vuçiçit

Situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë në ditët e fundit ka marrë një vëmendje të shtuar, teksa është diskutuara edhe në puntatën e mbrëjes së sotme në emisionin “Bardh a Zi”, ku janë të ftuar Bojken Abazi, Ervin Bushati dhe Edith Harxhi.

Për Bushatin situata duhet parë me qetësi, realizëm dhe durim. Sipas tij do të jetë e pashmangshme që Serbia ta njohë Kosovën, e cila nuk duhet të bjerë pre e provokimeve

Duhet parë me realizëm, qetësi dhe durim. Realizëm duhet se Kosova është një vend, realitet politik, është e pavarur nuk ka kthim mbrapa, shumë shpejt në NATO. Ka mbështetjen e SHBA-ve, ata që e kanë lindur Kosovën. E dyta do qetësi, Kosova është një shtet i ri. Çdo qeveri në Kosovë duhet ta marrë me qetësi këtë punë dhe të mos bjerë në presion. Nuk e ka të thjeshtë presidenti serb as sot as nesër që ta pranojë që e ka humbur Kosovën, se nuk shkon me popullin. E treta, do durim. Që institucionet kosovare ta kuptojnë që kjo është një lojë e gjatë, që ata e kanë të fituar. Vetëm humb Kosova nëse bie pre e provokimeve të vogla. Me kalimin e kohës me ndryshimin e gjeneratave Serbia do ta njohë Kosovën. Do jenë në BE, në NATO, do jenë fqinj”, tha Bushati.

Ndërkohë, për Edith Harxhin gjithë çfarë po ndodh është një lojë e Vuçiç për të mos e njohur Kosovën.

Nuk është aq e thjeshtë. Perëndimit i intereson që Kosova të jetë e paqtë, e qetë. Për stabilitetin është dhënë shumë. Serbia ka qenë e përkëdhelur gjithë këto vite, i janë hapur negociatat shumë para të tjerëve. Serbia është e idhur kokë e këmbë me Rusinë dhe këtë nuk e zhbën dot Perëndimi. Sa kohë Rusia është partneri i saj i parë ushtarak, duhet ta mbajë me pekule Perëndimi. Për mua rëndësi ka fakti që Kosova të njihet nga Serbia. Këto janë lojërat e Vuçiçit për të mos e njohur Kosovën”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu