Bytyçi: Kosova mund të funksionojë edhe pa njohjen e Serbisë

Profesor Seb Bytyçi ka thënë se Kosova mund të funksionojë pa njohje nga Serbia, pra me njohje indirekte, që nënkupton mundësimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE, transmeton InfoShqip.

Ai tha për RTV Dukadzina se dialogu mund të sjellë “njohje përmes mosnjohjes”, që nënkupton se Kosova mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian apo NATO.

“Kosova mund të funksionojë pa njohjen e Serbisë”. “Njohja mund të vijë përmes mosnjohjes ose njohjes indirekte, që do të mundësojë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE”, tha ai.

Bytyçi tha se mbetet të shihet nëse ZSO do të ketë kompetenca ekzekutive apo jo.

Ai më tej ka thënë se propozimi franko-gjerman është vetëm pikënisja për një fazë të re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet parë si pikënisje e kësaj faze të dialogut, pastaj konkluzionet apo kompromiset janë çështje tjetër, por këto ide mund të shihen si pikënisje. Në Serbi dhe Kosovë pranohet që qarkullon një plan apo ide, është diçka që nuk duhet hedhur poshtë si joserioze”, vazhdoi ai.

Bytyçi tha se një propozim i tillë nuk është në formën e një pakete të gatshme, por vetëm një nismë apo pikënisje për të ndihmuar dialogun./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu