Cakaj: Shqipëria, e gatshme për ta marrë kryesinë e OSBE-së

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të OSBE-së, që u mbajt në Sllovaki, përcjell albinfo.

Përmes një postimi në Facebook, Cakaj ka thënë se ky takim i ka shërbyer për t’i informuar vendet pjesëmarrëse të OSBE-së për përgatitjet e Shqipërisë në marrjen e Kryesisë në vitin 2020.

“Si pjesë e Trojkës dhe Kryesuese e Grupit të Mesdheut, Shqipëria çdo ditë e më shumë po dëshmon besueshmërinë shtetërore dhe kapacitetin e saj për veprim efektiv ndërkombëtar. Shqipëria disponon kapacitetet e patjetërsueshme për të marrë kryesinë e Organizatës 57 anëtarëshe, përgjegjëse për një numër të konsiderueshëm çështjesh politike-ushtarake, ekonomike-mjedisore dhe të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore nga Vankuveri deri në Vladivostok”, ka shkruar Cakaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se kjo mbledhje u përqëndrua kryesisht në diskutimet e shteteve pjesëmarrëse mbi praktikat efektive të parandalimit, menaxhimit dhe zgjidhjes së konflikteve dhe zhvillimit të multilateralizmit efektiv në tërësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu