Cako tregon se çfarë ka zbuluar SHBA që fundosi Sali Berishën: Ja pse plasi gjithë kjo luftë ndaj tij

Konspiracionisti Alfred Cako tha se vendimi nga SHBA për të fundosur ish-kryeministrin Sali Berisha ka ardhur si pasojë e përfitimeve të tij në Partinë Demokratike.

Cako shkruan se, Berishës i është ofruar një “pleqëri e qetë”, por ai nuk ka pranuar duke vazhduar të përfitojë nga PD.

Sali Berisha gjithë këtë fushatën që ka bërë këto kohë për të mundur Lulin, e ka orkestruar si një fushatë Sorosiane. Në fakt është e tillë, por motivet e grindjes me Sorosin janë sepse Sorosi nuk pranon që akoma Berisha të ketë aksione dhe influencë mbi PD-në dhe të përfitojë nga kjo kompani e madhe biznesi siç janë partitë politike, ndërsa Berisha kërkon që të ketë aksione, duke u fshehur nga mbrapa, duke mbajtur pozicionin nën hije por që është mjaft i fuqishëm. Më i fuqishëm se ai i kryetarit në dukje. Pak a shumë dhe Berisha po kërkon atë që po bën Iluminati në çdo shoqëri botërore, duke u fshehur nga mbrapa. Ai fshihet pas Lulit duke përfituar nga PD, ku Sorosi nuk është dakord për një gjë të tillë. Berisha nuk e ka pranuar ofertën në shkëmbim për një pleqëri të qetë. Prandaj plasi gjithë kjo luftë ndaj tij”, tha Alfred Cako.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu