Punimet për hapjen e pikës kufitare Staçiç-Bellanoc, drejt fundit. Gazeta Lajm merr vesh se kufiri do të hapet më 15 nëntor. Rruga është e asfaltuar prej kohësh, por nuk mirëmbahet si duhet. Në disa pjesë gurët kanë zënë pothuajse gjithë rrugën.
Kjo pikë kufitare shkurton distancën mes Kumanovës dhe Gjilanit. Kostoja e projektit kap vlerën e 1.2 milionë euro. Paratë janë siguruar nga Bashkimi Evropian.










