Arian Çani është një ndër moderatorët më të komentuar në mediat shqiptare, e kjo për shkak të natyrës së tij moskokëçarëse deri në ekstrem.
I ftuar në “Why Not” me Roza Latin, Çani i ka propozuar Rozës t’a puthë në buzë, ashtu siç ai ka bërë me disa të ftuara në “Zonë e Lirë”.
Por Roza nuk ka pranuar, gjë e cila shkaktoi pak tension e siklet në studio e Ora News.
Çani: Më tha bashkëshortja tani, para se të dalësh nga ekrani, puthe Rozën në buzë. I thashë do t’i them po ajo nuk pranon se ka turp.
Roza: Po do më puthësh por këtu në faqe
Çani: Çështë kjo puthje në faqe, ajo më tha puthe në buzë, jo në faqe. Hajde pra tani të puthemi…
Çani: Hajde të provoj nëse janë buzet e tua apo i ke bërë…/albeu










