Carragher: Ronaldon nuk e do asnjë skuadër, nuk e duan as në dhomat e zhveshjes së Manchester United

Cristiano Ronaldo mbetet në udhëkryq, pasi që lojtari kërkon largimin, ndërsa Manchester United, nuk po e liron. CR7 kërkon të luajë në një klub që merr pjesë në Ligën e Kampionëve, edhe pse deri më tani nuk ka në dispozicion asnjë ofertë.

Këtë e ka thënë se Jamie Carragher, duke theksuar se sulmuesin tashmë nuk e do askush në skuadër, madje sipas ish-futbollistit të Liverpool, sulmuesin nuk e do as vetë Manchester United dhe shokët e skuadrës te “Djajtë e Kuq”.

“Gjithnjë kam menduar se rikthimi i tij në Manchester ishte pak i çuditshëm. Mendoja se një situatë e tillë do të krijohej edhe nëse Ronaldo do të kishte bërë gjëra të mëdha”.

“Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimin edhe një tjetër sezon, por të gjithë e dinë se ai nuk është më ai i dikurshmi. Nëse karriera e tij ka zgjatur kaq shumë, është sepse Ronaldo është treguar një profesionist”.

“Por, tashmë është 37-vjeç dhe këtë sezon do të mbushë 38, nuk është më i njëjti lojtar edhe pse mund të shënojë gola. Për momentin asnjë klub në Evropë nuk e kërkon dhe kam përshtypjen që edhe nëse do të pyesnim Ten Hagun, edhe ai nuk do ta donte në skuadër”.

“Duket sikur United nuk po mundet të lirohet nga Ronaldo dhe nuk jam i sigurt nëse atë e duan në dhomat e zhveshjes së Old Trafford”, ka thënë Carragher. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu