Casemiro arrin në Old Traford, pritje e ngrohtë për brazilianin

Manchester United do të pres Liverpoolin në derbin e javës së tretë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive pas dy disfatave radhazi në dy takimet e para në elitën e futbollit anglez.

E në shkallët e stadiumit Old Traford, United do ta ketë një tifoz special për përballje ndaj rivalëve të përbetuar.

Transferimi më i ri i Manchester United, mesfushori brazilian Casaemiro tanimë ka arritur në Old Traford.

Braziliani është pritur me entuziazëm nga tifozët e Djajve të Kuq të cilët kanë shkrepur disa fotografi me të.

Debutimi i brazilianit me fanellën e United pritet të ndodhë javën e ardhshme ndaj Southampton. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu