Casillas, “shuplakë” Mourinhos pas dështimit të radhës

Iker Casillas i ka dhënë një “shuplakë” të fortë Jose Mourinhos pas humbjes 3-1 të Manchester United në Premier League, në fushën e Liverpool. Të besuarit e trajnerit portugez patën një transfertë zhgënjyese në “Anfield”, të dielën, teksa Sadio Mane dhe dy herë Xherdan Shaqiri iu dhanë kryesuesve të Premier League një fitore të merituar.

“Djajtë e Kuq” renditen të gjashtët në klasifikimin aktual, me 19 pikë pas Liverpool, me një golaverazh zero; shifra këto që tregojnë ecurinë më të keqe në 17 ndeshjet e para, që nga sezoni 1990-1991.

Nuk vonoi reagimi nga Casillas, duke shënjestruar qartësisht Jose Mourinhon, i cili e kishte përshkruar në mënyrë ironike ish-portierin e Real Madridit si dikush afër fundit të karrierës së tij, në një intervistë të fundit me gazetën portugeze “Record”.

“Sipas një gazete portugeze, dikush tha se një lojtar si unë (37 vjeç) është në fund të karrierës së tij, – shkroi Casillas në Twitter. – Pyetja ime për këtë gazetë është: në rastin e trajnerëve, kur dhe në ç’moment kuptohet se ata nuk janë më udhëheqës, apo trajnerë të një ekipi?”

Casillas dhe Mourinho përjetuan një marrëdhënie të vështirë gjatë muajve të fundit të kohës së trajnerit portugez te Real Madridi, në vitin 2013. Portieri spanjoll i tha Jorge Valdano në një intervistë për “Vamos” se, po të ta kishte mundësinë e përsëristjes së asaj kohe në “Santiago Bernabeu”, ai do ta kishte kapur demin nga brirët, duke u përballur hapur me Mourinhon. Kjo bëri që Mourinho të deklarojë se komentet e portierit të Portos ishin “tipike për dike, që është në fund të karrierës së tij”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu